
Ronela Hajati feston sot datëlindjen dhe për këtë ditë të veçantë, nuk zgjodhi të publikonte ndonjë foto ku shfaqet e kuruar si përherë.
Ajo ka publikuar disa foto të rralla nga fëmijëria,të cilat nuk i kishim parë ndonjëherë.Nëpërmjet tyre dhe urimit, Ronela i ka dhënë edhe një “mesazh” vetes.
“Gezuar ditelindjen Ronel! Ti qe ke qene gjithmone e qeshur, qejflie (shishja me foton e dyte eshte bosh normalisht) ,nje hap para (me demostrim serish ne foto), qe e do jeten pafund,qe do njerzit me gjith shpirt ,muziken ,dashurine ,pozitivitetin! Kam punu per ket dite prandaj po uroj veten! Te dua shume Ron!” shkruan këngëtarja.