Robert Berisha mbulon tatuazhin me emrin e Norës

11:32 07/09/20202min74

roberti-nora-1-696x391

Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në showbizin shqiptar.

Ata i dhanë fund martesës pas shumë vitesh, pasi gjërat mes tyre nuk shkuan siç duhet. Roberti është shprehur se ata nuk kishin më çfarë t’i jepnin njëri-tjetrit pasi marrëdhënia e tyre ishte konsumuar. Megjithatë, dyshja mban ende një raport shumë miqësor sepse kanë një vajzë të quajtur Rene.

Roberti ka në krah një tatuazh me emrin e Norës dhe ajo që u ka rënë fansave në sy është se ai po mundohet ta mbulojë me një tatuazh tjetër. Adhuruesit e çiftit duan një rikthim të tyre së bashku, por kjo gjë vihet në pikëpyetje me këtë gjest. Po ashtu, Roberti është përfolur vazhdimisht për lidhjet e tij të reja pas ndarjes nga Nora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto