Riniani dhe partnerja e re fotografohen në momente intime

18:28 24/05/20212min176
79BC4F2F-B8AC-4786-BD80-80BFC4A88A79

Para se të mbaronte emisioni “Për’puthen”, Riniani lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e tij. Në fakt publiku e kishte vënë re prej ditësh mungesën e tij dhe më në fund ai konfirmoi se nuk është më pjesë e programit.“Miq, Faleminderit te gjitheve per Suportin, Kritikat edhe Komplimentet e pafundme qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne Perputhen . Kam marre mesazhe te shumta per mungesen time, doja t’ju njoftoja ashtu si e keni pare, une nuk jam pjese e programit ka 3 jave, arsyet do vijne se shpejti!Faleminderit edhe shume mirenjohje per te gjithe ju! Ju dua shume”, shkroi Riniani.

Ndërkohë i ftuar para disa ditësh në programin “Shqipëria Live”, Riniani tha se në jetën e tij ka hyrë një njeri i ri. Ai zbuloi se një vajzë i ka rrëmbyer zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë. Vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pas përfundimit të emisionit.“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me shoëbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.Së fundmi në rrjet po qarkullojnë foto të Rinianit me të dashurën në aeroport. Çifti shihen duke u puthur dhe shumë të lumtur, ndërsa vajza brune është e panjohur për ekranin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto