‘Ringjallet’ Gianna e Kobe Bryant, ish-shoku i skuadrës i vë emrin të bijës

19:44 15/09/20204min95

kobi

Basketbollisti i NBA, Pau Gasol e ka bërë lidhjen e tij të veçantë me familjen e Kobe Bryant edhe më të fortë, pasi i ka vendosur fëmijës së tij të parë me bashkëshorten Cat McDonnell emrin e vajzës së legjendës amerikane, Gianna Bryant.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë vdiqën në një aksident ajror në Calabasas, California, më 26 janar, një tragjedi që preku miliona njerëz në mbarë botën.

Gasol fitoi dy kampionate NBA me Bryant në vitin 2009 dhe 2010 dhe dyshja qëndruan shokë me njëri tjetrin deri në vdekjen e Bryant.

Në një mesazh të postuar në Twitter të dielën, Gasol njoftoi lindjen e vajzës së tij.

Image

” Vajza jonë e vogël tashmë është me ne! Gjithçka shkoi vërtetë mirë dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur!! Elisabet Gianna Gasol, një emër shumë domethënës për vajzën tonë të çmuar!!” tha ai.

Në postimin e saj, McDonnell, tregoi se vogëlushja e tyre lindi më 10 shtator.

“Elisabet Gianna Gasol u bashkua me familjen tonë më 10 Shtator, 2020. Ajo erdhi në jetë në një ditë mjaft të veçantë, 100-vjetorin e lindjes së gjyshes së saj Elizabeth dhe 2 vjetorin e fejesës së mamasë dhe babait të saj,” shkroi ajo postimin e saj. “Ne jemi shumë të dashuruar me Ellie-n tonë të ëmbël !!”

Image

Në koment që ra në sy ishte edhe ajo e bashkëshortes së Kobe, Vanessa Bryant. “Ju dua të 3”, u përgjigj ajo. “Urime”

Vanessa gjithashtu ndau lajmin e bukur edhe me ndjekësit e saj në Instagram, duke zbuluar se ajo është kumbara e vajzës së porsalindur.

“ Urime @paugasol @ catmcdonnell7 Ju dua shumë! Shumë e prekur nga kërkesa juaj për të nderuar Gigin tim”, shkruajti Bryant. “Mezi pres të mbaj në duar Elisabet Gianna Gasol. ”

Image

Natalia Bryant gjithashtu ndau me ndjekësit e saj lajmin e ëmbël me mbishkrimin, “Forever God Sisters”.

Kobe Bryant dhe Pau Gasol fituan kampionate së bashku kur luanin për Los Angeles Lakers, por ata gjithashtu krijuan një lidhje të fortë edhe jashtë fushës së basketbollit që shkonte përtej të qenit shokë të ekipit.

Image

ImageImageImageImage

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto