Rikthimi në shkolla, Shahini publikon planin për masat e higjenës (VIDEO)

14:11 07/09/20202min117
shahini-shk

Një javë përpara nisjes të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit Besa Shahini siguron se po merren të gjitha masat për kthim të sigurt të nxënësve në shkolla.

Shahini ka zbuluar edhe planin se si do të veprohet për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve jashtë dhe brenda shkollave.

Dezinfetim dhe pastrim i klasave çdo ditë pas mësimit, pastrim i shpeshtë i dyerve, dritareve, tualeteve por edhe i korridoreve janë disa nga masat.

Postimi i Shahinit:

Të gjithë të angazhuar për kthimin e sigurt të nxënësve në shkolla. Pastrimi i ambienteve të shkollës, dezinfektimi dhe ajrosja e vazhdueshme gjatë procesit mësimor janë disa nga masat për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto