Rikthehet sot Europa League / 6 ekipe shqiptare zbresin në fushë për mrekullinë

09:28 17/09/20203min103
Screenshot_3-25

Europa League rikthehet sot dhe janë gjashtë ekipe shqiptare që zbresin në fushë. Tre prej tyre nga Superiorja, me Kukësin, Teutën e Laçin dhe kanë misione të vështira përpara. Nënkampionët e vendit ishin të pafat në short, kur peshkuan gjermanët e Wolfsburg.

Ekipi i Bundesliga ka mbërritur në kryeqytet një ditë më parë dhe sonte prej orës 20:00 do kërkojë kalimin në turin e tretë të Europa League ndaj një Kukësi që do tentojë të mbyll çdo hapësirë dhe të kundërsulmojë për të bërë mrekullinë.

E njëjta gjë edhe për Teutën, skuadrën e parë ët Superiores që luan sot. Në orën 16:00, “Djemtë e Detit” sfidojnë spanjollët e Granada. Ekipi i La Liga luan ndeshjen e parë europiane, por sigurisht është favorit ndaj durrsakëve. Gjithsesi Teuta edhe ndaj Beitar Jerusalem nuk ishte favorit dhe ia doli të kualifikohej.

Në “Elbasan Arena” sonte luan Laçi, që do të ndeshjet me Hapoel Beer Sheva. Izraelitët janë një ekip që kurbinasit e njohin, pasi edhe verën e shkuar u përballën me ta në turin e parë të Europa League. Barazimi 1-1 në Laç nuk vlejti vjet, pasi rivali i tyre fitoi 1-0 në Izrael dhe u kualifikua. Sonte mund të tentohet “hakmarrja”, por nuk do të jetë e lehtë.

EKIPET E TJERA SHQIPTARE

Gjithçka nis me Renovën, që prej orës 15:30 zbret në fushë kundër kroatëve të Hajduk Split. 90 minuta, me miqtë favoritë. Ekipi tjetër i Tetovës luan në transfertë. Shkëndija e drejtuar nga Ernest Gjoka përballet me rumunët e Botosani.

Kundër kuqezinjve luajnë dy shqiptarë, Realdo Fili dhe Enrio Papa. Shkëndija i ka të gjitha shanset për të kaluar më tej. Në mbrëmje luajnë kampionët e Kosovës. Drita përballet me Sileksin, ekipin e renditur në vendin e dytë sezonin e shkuar në Maqedoninë e Veriut. Edhe skuadra e Nuhiut ka shanse të mira për t’u kualifikuar. /abcnews.al

EUROPA LEAGUE – Turi i dytë kualifikues
E enjte, më 17 shtator 2020
Ora 15:30 | Renova-Hajduk Split
Ora 16:00 | Teuta-Granada (Stadiumi “Niko Dovana)
Ora 17:45 | Botosani-Shkëndija Tetovë
Ora 19:00 | Laçi-Hapoel Beer Sheva (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Ora 20:00 | Kukësi-Wolfsburg (Stadiumi “Air Albania”)
Ora 20:00 | Sileks-Drita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto