“Rikthehet” këngëtarja Argjentina Ramosaj me një baladë

12:24 11/11/20202min71
ce43aab37e9b4e5385ae3ea26fa7fa36

Argjentina Ramosaj është një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare. Ndër vite ajo ka spikaturat për baladat e dashurisë, të cilat janë pëlqyer së tepërmi nga publiku shqiptar dhe kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Prej një periudhe të gjatë kohore, Ramosaj i ka munguar tregut muzikor shqiptar e sidomos fansave, ndërsa së fundmi i ka surprizuar të gjithë me dhënien e lajmit për një projekt të ri që do të publikohet shumë shpejt.

Me anë të një fotografie të publikuar në ‘Instagram’ artistja ka treguar se kënga titullohet ‘Who Am I’ dhe do të jetë sërish një baladë dedikuar dashurisë, zhaner i cili i përshatet së tepërmi dhe Ramosajt.

 

Rikujtojmë se kënga e fundit që artistja ka publikuar ka qenë në bashkëpunim me ‘Young Zerkën’ në muajin korrik të këtij viti.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto