Rikthehen radhët kilometrike në Morinë, kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar

09:07 29/08/20201min59
7ab9ee7758472877bdbf92a2df06a69c_L

Radhë kilometrike janë krijuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës.

Burime për median bëjnë me dije se mbi 1000 makina kanë hyrë në Shqipëri, ndërkohë shumë të tjera presin në radhë.

Bëhet me dije se radhët kanë arritur në deri në Vërmicë, ndërsa trafiku është rënduar edhe në hyrje të Urës së Kukës, ku radha e automjeteve ka arritur deri në 1 km.

Për shkak të fluksit në doganën e Morinës po punohet me 6 sportele, për të lehtësuar sa më shumë situatën.

Ashtu si çdo vit, edhe këtë sezon veror shqiptarët e Kosovës vendosën të mos e “tradhëtojnë” Shqipërinë, duke u dyndur drejt bregdetit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto