Rexhep Selimi del për herë të parë, para Gjykatës Speciale

11:58 11/11/20202min66
4bdf3fbb-50da-4290-b156-77c6865f3198-634x450

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi po bën paraqitjen e parë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat i kanë konfirmuar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“E di që këtu nuk është momenti dhe vendi që të flas për ligjitimitein për këtë gjykatë duke e ditur që këtë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës.” tha Selimi para Gjykatës në Hagë.

Selimi, i cili në kohë ne luftës ka udhëhequr Drejtorinë e Operacioneve, ka udhëtuar për në Hagë më 5 nëntor 2020.

Një ditë më vonë hetuesit e Speciales në bashkëpunim me EULEX-in bastisën shtëpinë e tij në Prishtinë.
Rexhep Selimi ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës në katër legjislatura dhe në mandate ne fundit mbante postin e shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto