Revista franceze: Rama po e përdor Erdoganin si shantazh ndaj BE-së

13:48 20/09/20202min75
edi rama me erdoan

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një intervistë mëngjesin e sotëm për televizionin Mega në Greqi, ku është ndalur sërish te çështja e kufirit detar. Ndër të tjera, Rama u pyet edhe rreth konfliktit Greqi-Turqi që prej kohësh vijon të jetë i ndezur.

Ai u shpreh pa rezerva për miqësinë e tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. “Jam krenar që e kam mik,” tha Rama. Duket se për një revistë franceze sikundër është e përjavshmja “Marianne”, kjo deklaratë vjen në kuadër të skemës që po ndjek Rama; ai po e përdor Erdoganin si shantazh ndaj Bashkimit Europian.

“Njeriu i fortë i Shqipërisë Edi Rama, ndonëse bërtet me të madhe se kërkon pranimin e vendit në Bashkimin Europian, ruan një tis shantazhi në ajër: nëse ju më mbyllni portat unë do të jem i detyruar të kthehem nga Ankaraja”. Kështu shkruan në numrin e saj të fundit “Marianne”, e cila i kushton një analizë të gjatë marrëdhënieve shqiptaro-turke me titullin: Nën sqetullën e vëllait të madh turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto