Replikat/ “Fjalët që mi thua kur takohemi nga afër”- Presidenti Meta i publikon Ramës videon me elozhe: Koha për një frymë të re, është tani

17:56 04/10/20202min145
Rama-Meta-1-770x399

Presidenti i Republikës, Ilir Meta replikoi sërish me kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar një video të rreth 20 viteve më parë, fjalë të cilat sipas tij, ia thotë edhe në takime.

Meta i kërkon edhe një herë Ramës që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të pranojë hapjen e listave.

Ai shton se është Koha për një frymë të re, për një bashkëjetesë qytetare dhe evropiane.

Reagimi i plotë:

Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti!

Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!

Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto