RENEA tjetër aksion në mëngjes/ Arrestohet në gjumë i rrezikshmi në Pogradec

08:10 12/08/20201min141
942d577e7e5f888c132dd9a4c936ab88_L (1)

Një tjetër operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Pogradec.

Në pranga është vënë Ilir Berberi, i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Berberi ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj hotel “Volorekës”, në Pogradec.

Ai është hetuar edhe për vrasjen e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit, dhe për disa ngjarje të rënda kriminale.

Operacioni i RENEA është zhvilluar në Qafë-Plloce të Pogradecit dhe sipas Fax web, efektivët kanë rrethuar banesën ku jetonte 52 vjecari së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Në momentin e ndërhyrjes ai ka qënë në gjumë, dhe kjo ka bërë që të mos rezistonte.

Shtëpia e tij ishte e veçuar dhe ndodhej rreth 500 m larg banesave të tjera, në një pozicion strategjik, ku mund të shiheshin më lehtë lëvizjet e personave që mund t’i afroheshin rrethimit.

Gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri dhe fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto