Rekord i zi, 26 viktima dhe 1.321 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

22:26 11/11/20201min91
corona-1-780x439

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.836 teste, ndërsa janë regjistruar 1.321 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve në: Shkup-583, Kumanovë-100, Dibër-12, Shtip-40, Prilep-57, Tetovë-80, Strugë-13, Veles-64, Manastir-50, Ohër-31, Kavadar-23, Gostivar-46, Gjevgjeli-22, Strumicë-15, Kriva Pallankë-9, Radovish-5, Krushev-8, Koçan-29, Probishtip-6, Demir Hisar-10, Makedonski Brod-2, Pehçev-5, Berov-3, Vallandov-4, Vinic-13, Dellçev-6, Kratov-4, Sveti Nikollë-12, Kërçovë-35, Resnjë-10, Negotin-24.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 433 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë regjistruar 26 viktima nga coronavirusi, shtatë pacientë nga Shkupi (65, 50, 65, 72, 76, 60 dhe 80), dy nga Shtipi (64 dhe 50), një nga Prilep (66), një nga Tetova (71), dy pacientë nga Struga (66 dhe 59), një nga Velesi (68), dy nga Manastiri (55 dhe 57), tre pacientë nga Ohri (77, 63 dhe 80), një nga Kavadari (71), një nga Gostivari (73), një nga Strumica (62), një pacient nga Kriva Pallanka (57g), dy nga Radovish (82 dhe 72) dhe një pacient nga Dellçeva (71). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 42.540.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto