Regjistrohen 92 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 3 pacientë

14:49 06/09/20201min91
maqedoni-coronavirus-1024x553

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 997 testime janë regjistruar 92 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 17 janë në Shkup, nga 6 raste në Kumanovë dhe Shtip, Tetova 7, Gostivari 5, Prilepi 2, Struga 3, Velesi 2, Manastiri 3, Ohri 2, Kavadari 1, Gjevgjelia 3, Strumica 2, Kriva Pallanka 1, Koçani 3, Makedonski Brodi 2, Pehçeva 3, Berova 1, Dellçeva 13, Sveti Nikole 4, Kërçova 5 dhe Negotina 1, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 86 pacientë të shëruar. Prej tyre 24 janë nga Shkupi, 31 nga Kumanova, 8 Shtip, Tetova 3, Gostivari 8, Probishtipi 1, Berova 6, Vinica 2 dhe Dellçeva 3.

Nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se kanë humbur jetën 3 pacientë. Një pacient është nga Gostivari 41 vjeçar, një nga Dibra 63-vjeçar dhe një paciente nga Resnja (35).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 15.090, numri i të shëruarve 12.235 dhe numri i të vdekurve 617. Momentalisht në Maqedoni ka 2.238 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto