Regjistrohen 121 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

16:41 10/09/20201min118
Kosove-covid

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.410 testime dhe janë regjistruar 121 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 33 janë në Shkup, 8 Kumanovë, Shtip 6, Prilep 2, Tetovë dhe Strugë me nga 6 raste, Veles 3, Manastir 6, Ohër 11, Kavadar dhe Gostivar 4, Gjevgjeli 3, Strumicë 3, Kriva Pallankë 9, Radovish dhe Krushevë 1, Koçani 5, Makedonski Brod, Berovë, Vallandovë dhe Vinicë me nga 1 rast, Dellçevë 3, Sveti Nikole 2 dhe Kërçovë 1 rast.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën 3 pacientë, dy prej tyre janë nga Prilepi (61 vjet dhe 83) dhe një pacient nga Struga (60).

Numri i të diagnostifikaurve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 15.414 pacientë të infektuar, numri i të shëruarve është 12.896 dhe numri i të vdekurve është 637. Momentalisht në Maqedoni ka 1.881 raste atkive me coronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto