Refuzimi për OSBE-ODIHR/ Një justifikim qesharak i Gjiknurit

22:47 14/09/20202min110
keshilli-politik-1-696x522

Nuk ka konsensus në Këshillin Politik.

Ky është titulli që mund të shohësh në shumicën e portaleve këtë mbrëmje.

Nëse lexon deklaratat e palëve politike dhe mënyrën se si zbardhen ato nëpër portale, vështirë që të kuptosh mirë situatën.

Por ajo është e thjeshtë, ashtu si titulli.

Kur nuk ka konsensus në Këshillin Politik, palët do u drejtohen ekspertëve të OSBE/ODIHR për të marrë një mendim, thuhet në marrëveshjen e tyre.

Këtë gjë kërkoi opozita edhe sonte, por mazhoranca e e refuzoi. Justifikimi qesharak i Gjiknurit ishte se opozita nuk e ka dëgjuar ODIHR-in kur ishte fjala për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Por kjo është një çështje e dakordësuar tashmë dhe ky justifikim është fëminor.

Në marrëveshjen e palëve kërkohet që t’i adresohen ODIHR-it kur ka ngecje. Siç është rasti në fjalë.

Ta mendosh që është refuzim i një vendi që drejton OSBE/ODIHR-in, t’i drejtohet ODIHR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *