Reforma Zgjedhore/Paloka: PD pjesë e këshillit, s’do lejojmë prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit

18:33 02/09/20202min26

paloka-1024x682-676x450-1

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur se PD vazhdon të jetë pjesë e këshillit politik dhe s’do lejojë prishjen  e marrëveshjes së 5 qershorit.

Sipas Palokës, opozita mund të pranojë diskutimin për listat e hapura, por kurrsesi nuk mund të pranojë prekjen e koalicioneve.

“Në marrëveshjen e 5 qershorit është më se e qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë dhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë preket atëherë është pridhur marrëveshja”,

Paloka, tha se PD është e hapur të shkojë edhe tek propozimi  i socialistëve për hapje të pjeshsme të listave.

“Kemi propozuar hapjen 100 për qind megjithatë jemi të hapur për të biseduar për këtë çështje”

Ndërkohe në selinë blu vazhdon procesi i filtrimit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkishë.

Edi Paloka, tha se paralelisht me ketë proces deri në mesin e muajit, PD do të ketë gati edhe emrat e drejtuesve politikë në qarqe.

“Është një proces që mbyllet brenda mesit të shtatorit dhe në bazë të rezultatit do të ecim dhe me pjesën tjetër të fillimit të fushatës zgjedhore”, shton ai.

Nënkryetari demokrat është i sigurt në rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa tha se emrat që Rama delegoi një ditë më parë janë dëshmi se PS nuk shkëputet dot nga abuzuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *