Reforma zgjedhore/Komisioneri evropian lëshon kritika të ashpra: Po vendoset në rrezik puna jonë

12:53 11/09/20205min67
9-3

Komisioneri Europian për Fqinjësinë e zgjerimin e Bashkimit Europian Oliver Varhelyi mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Italian ku u ilustruan udhëzimet e Bashkimit Evropian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i këtij komisioni parlamentar, deputeti Piero Fassino deklaroi se “jemi në një fazë mjaft interesant të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, janë hapur negociatat me Serbinë e Malin e Zi, po hapen me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, ka nisur dialogu mes Beogradit e Prishtinës për normalizimin e raportit mes tyre, e besoj se e gjitha kjo do të na lejojë të shpejtojmë procesin e integrimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Italia mbështet me këmbëngulje të fortë zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi është në interes të Evropës, në interes të Ballkanit, në interes të Italisë.”

Kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit italian lidhur me Shqipërinë u shpreh se “politika e brendshme e çdo vendi i është besuar forcave politike të këtij vendi e ajo që pritet nga Shqipëria është stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik, përshpejtimi i reformës legjislative për të favorizuar procesin e integrimit. Kemi besim të plotë te qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama.”

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura në Parlamentin Italin, komisioneri europian Oliver Varhelyi mori pjesë në konferencën “BE e Ballkani Perëndimor ” ku të pranishëm ishin përfaqësuesit diplomatik të këtyre vendeve në Romë si dhe ministri italian i Çështjeve Europiane Enzo Amendola.

BE – Shqipëria

Në fjalën e tij komisioneri Europian u shpreh se “hapja e negociatave me Shqipërinë u arrit falë bashkëpunimit efikas mes Italisë e Shqipërisë e punës së forcave italiane të rendit e të Guardia di Finanza Italiane për të luftuar krimin e organizuar, e kultivimin e tregtimin e drogës”.

“Shqipëria, tha ai, është thelbesëore që të ndërtojë mbi rezultetet e arritura së fundmi në shtetin e së drejtës e në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.”

Por komisioneri europian u tregua kritik në zhvillimet e reformës elektorale në Shqipëri. “Ka një kthim pas në reformën elektorale dhe  ndoshta puna jonë në këtë fushë po vihet në rrezik. Por realizimi i saj duhet të bëhet në bashkëpunim me të gjitha forcat politike në vend. Brenda vitit 2020 do të aprovojmë kuadrin e negociatavepër pranimin e Shqiëprisë e Maqedoninë e Veriut në BE.”

Dialogu Serbi -Kosovë

Dialogu Serbi-Kosovë, qe një tjetër pikë e rëndësishme në fjalën e komisionerit Varhelyi.

“Pas marrëveshjes së arritur në Uashington mes Serbisë e Kosovës , javën e shkuar, Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë me partnerin amerikan për pajtimin e  zhvillimi ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi vetëm me një përpjekje të përbashkët mund të arrijmë në rezultate.”

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitri, në fjalën e saj u shpreh se “Shqipëria nuk ka një plan tjetër. Hyrja në Bashkimin Europian e integrimi i saj europian janë i vetmi plan i Shqipërisë. Nuk ka tjetër alternativë. Nga A te Zh  hyrja në BE është plani i së ardhmes së Shqipërisë.”

“Pa Ballkanin nuk ka stabilitet në Bashkimin Europian e pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një prioritet strategjik i yni”, deklaroi në mbyllje të kësaj vizite të rëndësishme në Romë komsioneri Oliver Varhelyi ku u takua dhe me ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *