‘Reforma në drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë’, Ambasadorja Kim reagon pas takimit me Hajnaj dhe Krajën

17:03 08/09/20202min114
yurii-780x405

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë një reagim publik pas takimit ditën e sotme me kreun e SPAK, Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj duke thënë se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë apo e lehtë, por po ecën hap pas hapi.

Rëndësi të veçantë, Kim i dha edhe sundimit të ligjit, për të cilin shprehet se është thelbësor për investimet e huaja.

“U takova sot me Drejtoreshën e BKH-së Hajnaj dhe Shefin e SPAK-ut Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkroi Yuri Kim në Twitter.

Në takimin mes tyre, rëndësi të madhe kishte përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, (BKH), të cilët do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK, duket se do të jenë fokusi i takimit me ambasadoren.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto