Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar mbi situatën në Partinë Demokratike pas shkarkimit të Flamur Nokës.

komentuar shkarkimin e Flamur Nokës nga komisioni i sigurisë. Strazimiri e quan këtë një alarm të kuq, për shoqërinë, demokracinë dhe votën e lirë.

‘Ky turp është ALARM I KUQ për shoqërinë, për demokracinë, për mendimin e lirë, për votën e lirë, për partinë dhe popullin e LIRISË! Një betejë që e ke humbur me moral politik e njerëzor, me argumente politikë e me debat statutor, nuk e fiton dot “me stilograf”… Sot më shumë se kurrë: #qëndro_në_këmbë_demokrat #asnjë_hap_pas” shkruan Strazimiri.

Flamur Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha si dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.