Reagon për herë të parë aktorja, Angelina Jolie ‘e tërbuar’ për lidhjen e re të Brad Pitt

14:43 07/09/20203min153
GettyImages-469796105-780x439-1-696x392 (1)

Aktorja e njohur në mbarë botën Angelina Jolie ka qenë në fokus të medieve rozë pas ndarjes së bujshme nga Brad Pitt, në vitin 2016. Të dy janë ndarë në mënyrë paqësore por për vite me radhë ka pasur keqkuptime mes tyre lidhur me kujdestarinë e fëmijëve apo çështjet e tjera të dokumenteve të divorcit.

Ndërkohë pak ditë më parë Pitt është fotografuar krah modeles së njohur gjermane, Nicole Poturalski në një aeroport në jug të Francës.

Poturalski i ngjan shumë Jolie megjithatë nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja që e lidhi atë me Pitt. Sipas medieve të huaja modelja dhe aktori qëndruan së bashku në shtëpinë e pushimeve të aktorit në fundjavë, Chateau Miraval, një rezidencë të cilën e bleu për 67 milionë dollarë në vitin 2011 së bashku me ish-bashkëshorten Jolie.

Pikërisht ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak Angelinës pasi në atë vend ajo dhe Pitt janë martuar, prandaj aktorja është shprehur se tashmë marrëdhënia e saj me ish bashkëshortin ka dalë jashtë kontrolli.

“Angelina është e tërbuar për veprimin e Brad. Ajo pretendonte se mund të kishin një bisedë pas një vere të tmerrshme, ndërsa tani gjërat kanë dalë jashtë kontrolli”, kishte thënë burimi i afërt.

Interesant është fakti që e dashura e re e aktorit rezulton të jetë e martuar prej tetë vitesh me arkitektin e njohur gjerman Roland Mary, dhe çifti kanë një djalë 7-veçar. E megjithatë mesa duket kjo nuk është aspak problem për Pitt pasi thuhet se të dy po shijojnë romancën dhe janë shumë mirë me njëri tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto