Reagon La Liga Messit: Klauzola ekziston dhe është absolutisht e vlefshme

16:09 04/09/20201min68
114110171_messi

Drejtuesit e La Ligas i janë përgjigjur menjëherë letrës zyrtare të kampit të Lionel Messit në lidhje me klauzolën e tij prej 700 milionë eurosh te Barcelona.

Gjatë ditës së sotme (e premte) kampit i Messit, i përfaqësuar nga babai i tij Jorge i kanë dërguar një letrës La Ligas.

Ata i kanë treguar atyre se klauzola prej 700 milionë eurosh nuk ekziston në kontratën e sulmuesit dhe Messi mund të largohet si lojtar i lirë.

“Klauzola e lirimit prej 700 milionë euro ekziston dhe është absolutisht e vlefshme, interpretimi i tyre i kontratës është i hequr nga konteksti dhe larg fjalës së njëjtë”, thuhet në letrën e La Ligas.

Ndryshe, Messi kërkohet me ngulm nga klube si Manchester City, Interi dhe PSG, ndërsa Barcelona shpreson që ai të mbetet në Camp Nou.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *