Reagojnë sërish ndërkombëtarët/ Deklarata e McAllister, Presidenti Meta: Ka ende kohë për reflektim

19:58 28/10/20203min72
mek4-696x486

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, David Mcallister i ka bërë thirrje sot qeverisë “Rama” që të mos rrëzoj dekretin e Presidentit Ilir Meta, pa folur më parë Komisioni i Venecias.

David Mcallister shprehet i shqetësuar për qëndrimet e qeverisë “Rama” dhe vendimin për të votuar nesër në Kuvend rrëzimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë.

“Shumë i shqetësuar që, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të  Shqipërisë janë caktuar për nesër.

Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të ngulitin më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”,- thotë përfaqësuesi i lartë i Parlamentit Europian dhe politikës gjermane, David Mcallister.

Reagimi i përfaqësuesit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian vjen pas thirrjeve që i kanë bërë këto ditë Edi Ramës Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Zv/Presidenti i PPE, Andrey Kovatchev, Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega, Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në PE, Michael Gahler dhe Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero. Pavarësisht qëndrimeve të qartë të BE, të cilat thonë se rrëzimi i dekreteve pa pritur Venecian do të dëmtojë negociatat, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se do të votojë nesër në Kuvend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto