Reagimi i vakët i ndërkombëtarëve ndaj konfliktit në Nago-Karabak “tremb” Vuçiç: Duam kompromis me shqiptarët, Serbia duhet…

13:25 03/10/20203min156
hoti-vucic-780x439

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se po bëjnë përpjekje për të arritur një kompromis me shqiptarët.

Duke folur në hapjen e dialogut të tretë për çështjen e Kosovës me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, konventë kjo që bashkon rreth 700 organizata të shoqërisë civile, ai tha se është kundër konfliktit të ngrirë.

“Unë jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët”.

Vuçiç nënvizoi se ‘gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon’, duke sjellë në vëmendje ko0nfliktin e fundit azero-armen.

“Rasti i Armenisë dhe Azerbajxhanit na ka treguar se sa të rrezikshme janë të ashtuquajturat konflikte të ngrira. Sepse një ditë, gjithçka që është e ngrirë do të shkrihet nga dikush”, tha Vuçiç.

Ai vlerësoi se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj ripërtëritjes së konfliktit në Nago-Karabak ishte i vakët dhe se kjo mund të shërbente si një mësim për Serbinë.

“Kjo na tregon shumë mirë që kohërat në botë kanë ndryshuar, se ka interesa të veçantë më të fortë në krahasim me interesa me të vogla grupore të cilat kanë ekzistuar më herët dhe se ne e dimë shumë mirë se duhet të jemi të gatshëm për të ruajtur vendin tonë në çdo kohë,” tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se politika e saj e plotë e jashtme ka dy qëllime kryesore – e para është pozicionimi i vendit dhe ruajtja e stabilitetit politik dhe paqes në rajon, dhe e dyta është përparimi ekonomik i vendit.

Tema e këtij takimi ishte “Politika e Jashtme e Serbisë” dhe “Perspektivat e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimi i dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Ndërkohë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar së fundmi se është e pamundur të arrihet te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pa “kompromise” nga të gjitha palët.

Ai ka theksuar se serbët kanë qasjen e tyre sa i përket Planit të Ahtisarit dhe asaj që ka ndodhur në të shkuarën, por ka shprehur mendimin që “për të shkuar përpara, secili duhet ti shikojë edhe një herë mirë gjërat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto