Reagimi i Granit Xhakës pas triumfit ndaj Liverpoolit në Superkupën e Anglisë

12:37 31/08/20201min70
Granit Xhaka

Granit Xhaka është ndarë i kënaqur pas fitores së Arsenalit në finalen e Supërkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.

Arsenali ka arritur të triumfojnë me penallti në Superkupën e Anglisë e njohur ndryshe si FA Community Sheild, pasi loja e rregullt u mbyll baras 1-1.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (12’) për Arsenalin dhe Takumi Minamino (73’) për Liverpoolin.

Megjithatë, njëri nga lojtarët më të mirë të Arsenalit në këtë takim ishte mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

Xhaka është ndarë i kënaqur me këtë fitore dhe ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

“Sezoni i ri fillon ashtu siç donim”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, mesfushori shqiptar ishte njëri ndër më të vlerësuarit e ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto