Rastet me COVID-19 në Amerika Latine

12:02 28/08/20201min81
Amerika Latine

Rastet me coronavirus në Amerikën Latine arritën në shtatë milionë të të infektuarish, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra e Burimeve e Coronavirusit të Universitetit Johns Hopkins.

Numri aktual i rasteve të njohura me COVID-19 të konfirmuara në rajon tani është 7,020,744, shkruan CNN.

Brazili ka raportuar numrin më të lartë të infeksioneve në Amerikën Latine me 3.761.391. Vendi ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.

Vendet që ndjekin Brazilin me numrin më të madh të rasteve COVID-19 në Amerikën Latine janë Peru, Meksika, Kolumbia dhe Kili.

Ndryshe, 24.3 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 828 mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto