Raporti/ Kush janë 27 deputetë “memecë”, nuk folën në asnjë nga seancat e Kuvendit

11:18 07/09/20205min75
Parlamenti

Instituti i Studimeve Politike publikoi raportin e monitorimit të Parlamentit në kohën e pandemisë. Ajo që bie në sy është interesi i ulët për të marrë pjesë në diskutimin parlamentar të deputetëve që vijnë nga bota e biznesit, por dhe e disa ish-ministrave socialistë, të cilët, edhe pse janë aktivë në komisionet parlamentare, u mungojnë diskutimeve në seancën plenare.

“Në bilancin e debateve parlamentare tërheq vëmendjen edhe lista e deputetëve që nuk kanë diskutuar asnjëherë gjatë periudhës monitoruese. Disa prej tyre ndodhen pothuajse gjithnjë në këtë listë dhe janë kryesisht deputetë që politikën e kanë angazhim të dytë, krahas biznesit privat apo angazhimeve të tjera prioritarë; disa janë figura të njohura politike e publike që në kontrast me angazhimin në seanca janë mjaft aktivë në mbledhjet në komisionet parlamentare ose në strukturat e tjera të Kuvendit.

Në listën e deputetëve me “0” diskutime bëjnë pjesë kryesisht deputetë të ardhur më 2019 në Parlament, por edhe deputetë të njohur, si: Ulqini, Peleshi, Kodheli, Zeneli etj., të cilët janë aktivë në jetën politike dhe në drejtimin e komisioneve parlamentare. Në listë nuk mund të mos mungojnë disa prej deputetëve të njohur më shumë si biznesmenë sesa si deputetë dhe që janë aty prej shumë mandatesh parlamentare, pavarësisht bilancit negativ në përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetin parlamentare”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në renditjen e deputetëve me nivelin më të lartë të efektivitetit ka pak ndryshime nga e njëjta renditje e sesionit të vjeshtës 2019. Rudina Hajdari, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Myslim Murrizi, janë 4 nga 5 deputetët më efektivë, duke pasur midis tyre edhe deputetin Artur Roshi (PBK). Por raporti evidenton edhe një mungesë të opozitarizmit në Kuvend dhe kjo del dukshëm në mënyrën sesi u votuan nismat e qeverisë.

“Për shkak të rrethanave specifike të prurjeve, opozita e re në Kuvend pati vështirësi për identifikimin dhe ushtrimin e funksionit opozitar. Gjatë sesionit, 4 nga 5 grupet parlamentare votuan rregullisht aktet politike të qeverisë, përfshirë grupi i dytë më i madh i opozitës. Rreth 46 deputetë, kryesisht nga opozita e re, shënuan shifra të larta në raport me deputetët në tërësi për mungesën në votimin e akteve ose në votën abstenuese”, thuhet në raportin e ISP-së.

Sipas tij, Kuvendi miratoi një numër shumë të lartë ligjesh (115, ose dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe 2019), pati nisma të shumta ligjore nga deputetët (19 ose 46% më shumë se në të njëjtin sesion më 2018 dhe 2019), si dhe inicioi numër rekord interpelancash (19 ose më shumë se të gjitha sesionet parlamentare 2017-2019 të marra së bashku).

Megjithatë, sasia e akteve të miratuara, nismave dhe interpelancave la në hije standardet e konsultimit publik, cilësinë e akteve dhe në disa raste edhe përputhshmërinë me Kushtetutën e RSH. Presidenti riktheu në Kuvend afërsisht 1 në 5 ligje.

DEPUTETËT “MEMECË” TË KUVENDIT

DEPUTETËT QË NUK FOLËN ASNJËHERË
GJATË SEANCAVE NË PERIUDHËN JANAR-KORRIK 2020
ALBAN ZENELI demokrat
LUAN HARUSHA PS
AMBRA BAROVA i pavarur
MAJLINDA HALILAJ pa grup
BESNIK TROPLINI pa grup
MIMI KODHELI PS
BUJAR ÇELA PS
MUSA ULQINI PS
DRITAN BICI PS
NIKO PELESHI PS
EDMOND LEKA PS
NIKOLIN STAKA pa grup
EDMOND RRUSHI pa grup
PAULIN STERKAJ PS
ELIO HYSKO PS
REME LALA pa grup
ENADA KAPLLANI e pavarur
RRAHMAN RRAJA PS
FATMIR VELAJ PS
SADRI ABAZI PS
GJETAN GJETANI pa grup
TOM DOSHI pa grup
ILIR NDRAXHI PS
XHEVIT BUSHAJ PS
KOÇI TAHIRI PeD
YLLI SHEHU i pavarur
LEFTER KOKA pa grup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto