Raporti i KE-së: Kosova ka bërë progres të kufizuar

12:27 06/10/20203min91
download (35)

Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian thuhet se Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë.

Në raportin, që pritet të miratohet të martën pasdite në Bruksel, përshkruhet situata politike që kur Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të Kosovës, e deri te krijimi i qeverisë së Avdullah Hotit.

Komisioni Evropian ka bërë vërejtje serioze ndaj Parlamentit të Kosovës për të cilin pohon se “në periudhën që përfshin ky raport, nuk ka përmirësuar performancën e përgjithshme si një forum për dialog konstruktiv politik”.

Sa i përket procesit zgjedhor, ai vlerësohet në përgjithësi si transparent dhe i administruar mirë, megjithëse ka pasur dobësi në procesin e numërimit të votave.

Edhe kësaj radhe përmendet se në mesin e komunitetit serb ka pasur frikësime të kandidatëve, të cilat nuk ishin nga Lista Serbe. Situata në veri të Kosovës vlerësohet si “sfiduese”, në veçanti sa i përket krimit të organizuar, korrupsionit dhe kushteve për liri të shprehjes.

Në shumicën e fushave vlerësohet se Kosova ka bërë vetëm progres të kufizuar, si në administratën publike ashtu edhe në sistemin e gjyqësorit.

Vlerësohet se gjyqësori është ende i ndjeshëm ndaj ndikimit të panevojshëm politik.

Sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit thuhet se Kosova është “në fazën e hershme” në këtë fushë, ndonëse përmendet se autoritetet kanë kryer disa aksione në këtë drejtim.

Në Raport kërkohet nga Kosova që të vazhdojë angazhimin në dialog me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila më pas do të mundësonte avancimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto