Raporti i INSTAT: Shqiptarët në karantinë shpenzuan 54 milionë euro më pak në bare e restorante

14:53 22/09/20204min278
karantine-1-696x464

Për shkak të pandemisësë koronavirusit, baret dhe restorantet qëndruan të mbyllura për gati tre muaj.

Kjo situatë i shkëputi shqiptarët nga një rutinë e përditshme, madje qëndrimi në shtëpi uli edhe shpenzimet në mënyrë të ndjeshme.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve të aktivitetit “Bar-restorante” ra me 55% në tremujorin e dytë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. Në tremujorin e dytë 2019, ky indeks ishte rritur rreth 4% me bazë vjetore.

Në kulmin e karantinës rezulton të jetë shpenzuar 55% më pak, ose rreth 54 milionë euro më pak për ritualin e përditshëm të kafesë, ose konsumit të pijeve e produkteve ushqimore nëpër restorante.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ndikoi negativisht dhe në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%. Në sektorin e akomodimit ushqimor (ku përfshihen baret e restorantet ) ishin të punësuar rreth 50 mijë punonjës. Një rënie me rreth 32% e punësimit ka nxjerrë përkohësisht nga tregu i punës rreth 16 mijë persona.

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Sipas INSTAT, shqiptarët shpenzojnë për kafe, restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto