
Autoritetet në Wuhan e mbajtën të fshehtë për disa javë informacionin mbi koronavirusin ndaj qeverisë në Pekin duke ndihmuar kështu në daljen e situatës nga kontrolli.
Këto janë të dhënat e mbledhura nga inteligjenca amerikane, sipas të cilave një pjesë të mirë të fajit për çfarë po ndodh sot në botë me koronavirusin e kanë pikërisht zyrtarët lokalë të Partisë Komuniste Kineze në Wuhan.
Në raportin e inteligjencës amerikane thuhet gjithashtu se edhe vetë Partia Komuniste Kineze i mbajti të fshehta të dhënat e ofruara nga autoritetet lokale duke “pikturuar kështu tablonë e rrezikshme të një sistemi politik të bazuar mbi sekretin”.
Ndërsa SHBA vazhdon të mbledhë informacione rreth shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë, inteligjenca mban prova të padiskutueshme të përpjekjes për mbulimin e realitetit .