Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda vitit tjetër Shqipëria do të dërgojë dy satelitë në orbitë.

Ndonëse se në Kuvend pati të qeshura nga radhët e opozitës, Rama tha se një gjë e tillë do të bëhet realitet shumë shpejt.

“Prodho një pllakë të re megafoni, futi ca melodi të reja. Tani të duhet një pllakë e re patjetër. Se ‘la voce del padrone’ ka ikur te foltorja. Tani ka ngel vetëm ‘la voce’ pa “padrone”.

The do blejmë drona. Jo, do blejmë drona, do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë, dhe jo mandatin tjetër, vitin tjetër.

“Albania1′, “Albania2” në orbitë. Sepse për ne ky vend nuk është ‘tokë e xanum’, që siç tha ai i foltores, bëtë të mundur ndërtimin e një qyteti të tërë pa leje, që ka qenë pretendim për tu futur si mrekulli e tetë e botës. Ne shohim shumë larg.

Po ju them prapë, jo drona. Drona po e po, por edhe satelitë, që kontrolli mbi territorin, kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy.

Në atë pikë nuk dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell, do kontrollojmë nga qielli.

Ju qeshni, është në të drejtën tuaj se të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet kur qeshni se nuk qani dot prapë ju kuptoj”, tha Rama.