Rama zbulon prapaskenat mbi mundësinë e marrjes së vaksinave nga Kina dhe Rusia: Po bëhet luftë e madhe politike, ndërsa ne…

20:50 22/02/20214min49

Screen Shot 2021-02-22 at 8.49.40 PM

Kryeministri Rama ka folur nga Rinasi mbi mundësinë e marrjes së vaksinave nga Kina dhe Rusia. Sipas tij, ky është një proces shumë i vështirë për t’u realizuar. Por gjithçka sipas tij varet nga raportet personale midis liderëve politikëve të këtyre vendeve dhe atyre që kërkojnë vaksinën.

Rama: E kam ndjekur dhe dua të bëj një sqarim. Askush mos të mendojë që vaksinat kineze dhe ruse është në tezga. Nuk është kështu! Edhe ndonjë shtet që ka lidhur dhe deklaruar marrëveshje nuk ka marrë akoma gjë. Sasitë për ato vaksina janë të kufizuara. Merrni numrin e të vaksinuarve në Rusi në krahasim me popullsinë. Nuk është numër që të bëjë të besosh se sasitë janë të mëdha. E dyta, mbase është keqkuptuar ajo që unë kam thënë, se nuk kemi asnjë arsye në botë për të vënë në dyshim integritetin e shkencëtarëve kinezë dhe rusë. Nuk kemi dyshim dhe kontestim. Ende nuk janë aprovuar nga OBSH, dhe nga ana tjetër, nuk mendojmë se ne duke qenë të linjëzuar me BE kemi ndonjë prioritet në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina. Unë nuk kam ndryshuar mendim, dhe arsyeja është në këto që thashë. Nuk është çështje gjeo-politike, por është luftë politike në vetëvete jo për ne. Në të gjithë planetin. Bëhet luftë politike në arenën globale, e shikoni edhe këtu që hidhen teza e dëngla. Sepse nuk ka sasi, dhe sigurisht mbas këtyre të dyjave është luftë që varet nga niveli i marrëdhënieve dhe raportet personale. Duket çudi por varet edhe nga raportet personale. Në të gjitha rastst dua të bëj të qartë se nuk i kemi në dispozicion dhe po i refuzojmë. Nuk do të hedhim hapa formalë sepse jemi të vetëdijshëm sepse nuk ka arsye objektive që të na çojnë në rezultat. E kam thënë dhe e përsëris, kjo është situatë që mund të ishte shumë më ndryshe në kuptimin që kemi vendimarrje dhe nuk jemi ne për ta rregulluar. Maqedonia kthen sytë nga Kina e Rusia në mungesë do dozave për të filluar. Bëmë të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinën. Kështu që po kështu fjalët që thuhet për vaksinën ruse, bëjnë vlerësim pozitiv, shikoni vendet që janë shprehur se e kanë kthyer kokën në atë drejtim dhe nuk rezulton që pjesa më e madhe e tyre të ketë marrë vaksina. I bëjmë të gjitha këto analiza. Nuk marrim vaksina të tjera ndaj Pfizer dhe Asta Zenecas. Kërkesa është shumë e ethshme dhe shumë e vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto