Rama uron Berishën për ditëlindjen: Je histori, por tani mbylle… Fevziu i lexon mesazhin që e mërziti kryeministrin

23:08 15/10/20202min232
rama-3

Kryeministri Edi Rama ka uruar paraardhësin e tij në krye të qeverisë, Sali Berisha për ditëlindjen, duke kërkuar që të tërhiqet nga jeta politike.

“Doktor nuk ke më moshë më të vazhdosh të turpërohesh”- thotë Rama në studion e “Opinion”.

Gjatë bisedës, Fevziu i lexoi një mesazh të ish-kryeministrit Berisha, që e mërziti zt.Rama duke i përmendur të ëmën e ndjerë.

Rama: Doktor, të uroj të kesh 100 dhe plus sa të duash ti për nipat, mbesat. Për këtë pjesë doktor, je histori. Lëre historinë të flasë për ty. Se kur historia flet nga puseta me mrokolla dixhitale, thjesht dhe vetëm turpëron veten. Doktor nuk ke më moshë më të vazhdosh të turpërohesh. Edhe 100 dhe sa të duash ti. Por Shqipërinë lëre rehat. Mbylle pusetën, dhe flij gjumë doktor.

Fevziu: Berisha më thotë se ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për Anenë. Nëse ka kurajo të përballet me kryetarin e opozitës dhe ka të drejtë.

Rama: Çfarë ti them atij që flet për nënën time të vdekur. Ai është një kokrra e mjerimit dhe ti që e lexon këtu mesazhin dhe ma lexon ti mua këtu për nënën time. Është kokrra e mjerimit.

Rama: Hape pusetën dhe nxirr Saliun këtu dhe lëpija kokën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *