Rama tregon sms që mori nga një personalitet i njohur i prekur nga COVID: Munda të fle gjumë pasi pashë realitetin në spital

15:55 13/11/20202min71
rama-ne-fierr-400x221 (1)

Kryeministri Edi Rama ndau me publikun një mesazh që kishte marrë nga një personalitet i njohur shqiptarë, emrin e të cilit nuk e bëri publik, në lidhje me spitalet covid.

Nga Fieri, ku po mbahet aktiviteti “Deputeti që duam”, kreu i ekzekutivit shqiptar tha se personi në fjalë i kishte shkruar se pasi kishte parë gjendjen në spital, pasi ishte prekur nga COVID, kishte arritur të flinte gjumë i qetë.

“Sot kam marrë një mesazh nga dikush që nuk kam autorizim ti përdor emrin, port e njihni. E njohin të gjithë. Një personalitet më një moshë të thyer që më shkruante se më; “Më në fund kam mundur që të fle gjumë. Pasi pashë realitetin e spitaleve. Sepse nuk arrija më të flija gjumë nga ankthi. Se nëse më ndodhte që infektohesha, nuk do të kem mundësi që të gjejë një shtrat me mjekët mbi kokë në këtë spital.”. Është një personalitet publik i Shqipërisë, nuk është anonim. S’ka nevojë fare për mua në kuptimin e ndonjë interesi, por ishte një mesazh çlirimi nëse nga barra e tmerrshme mendore që i ka ngarkuar atij dhe si atij një mase dërrmuese të shqiptarëve, kjo opozitë duke përsëritur pa pushim në mënyrë të pabesueshme se; spitalet janë në kolaps, s’ka ilaçe, që mjekët vetë po vdesin. Kjo është e pavërtetë. Mund të ishte e vërtetët, siç është e vërtetë në disa vende shumë më e zhvilluar sa ne.”, pohoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto