
Kryeministri Rama ka kërkuar nga të rinjtë që të tregojnë kujdes ndaj koronavirusit. Për ta dramatizuar edhe më shumë fenomenin e koronavirusit, Rama ka treguar rastin e vëllait të shokut të tij, që sipas tij, kishte humbur jetën nga Covid-19.
“Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër. Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve”, tha kryeministri Edi Rama në një takim me nxënësit në Durrës.