“Rama të tërhiqet nga paketa anti-shpifje”, Meta: Do ta jepja dorëheqjen për zgjidhjen e krizës por…

11:50 18/09/20202min50

Ilir-Meta-Presidenti-1024x576-1-770x433-1

Presidenti Ilir Meta ka rinisur konferencat me gazetarët, aty ku ka shpjeguar disa nga vendimet e tij, lidhur me çështjet kryesore në vend.

Këtë të premte Meta i përgjigjur edhe fjalëve që disa kohë më parë, thuhej se ai do të linte postin e presidentit pas zgjedhjeve të 25 prillit për tu bërë kryeministër.

“Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të zgjidhjen e krizës të lija dhe postin e presidentit pa pasur parasysh karrierën time. Por ju sigurojë se në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë që ky instituicon deri në 24 korrik deri në 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur për të mbrojtur kushtetutën do ta mbajë deri në fund”, tha Meta

Presidenti i ka bërë thirrje përsëri qeverisë që të tërhiqet nga ligji për mediat i quajtur “paketa anti-shpifje”,  duke i kujtuar edhe një herë rekomandimet e Komisionit të Venecia por edhe thirrjen e djeshme e raportuesit të Asamblesë të Këshillit të Europës.

“Thirrja e djeshme e raportuesit të KiE është një kambanë alarmi që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca sidomos në këtë periudhë paraelektorale, mazhoranca ka detyrimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, është shprehur Presidenti Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto