Rama takon Erdoganin: Me mikun tim të çmuar, ja për çfarë biseduam

16:49 14/09/20202min122
rama Erdogan

Kryeministri Rama ka takuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën verore të këtij të fundit, në Marmaris, ku shfaqet duke pirë çaj.

Kjo vizitë e kreut të qeverisë shqiptare, vjen në një atmosferë tensioni dhe përplasjes mes Turqisë dhe Greqisë për dominimin në Mesdhe, dhe kur Athina kërkon zgjerimin me 12 milje në ujërat territoriale shqiptare.

Teksa ka publikuar foton në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama e cilëson Erdoganin një mik të çmuar.

Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se me Erdoganin ka biseduar për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇹🇷,”– shkruan Rama krah fotos.

Pas Turqisë, Rama do të shkojë në Greqi, ku do të zhvillojë dhe një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, lidhur me çështjen e Detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto