Rama refuzon kërkesën e Trump, për hapjen e ambasadës në Jeruzalem: Për politikën e jashtme, ndjekim linjën e BE-së

14:47 02/10/20202min107
sadfg

Në përfundim të mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Rama ka vlerësuar letrën e marrë nga presidenti i SHBA Donald Trump, por ka refuzuar kërkesën për hapjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem.

Kryeministri theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë linjën e Bashkimit Europian, sa i përket politikës së jashtme.

Unë jam i kënaqur që presidenti i SHBA në kohë 1001 sfidash dhe punësh ka gjetur kohën për të më shkruar mua, jam i kënaqur për vlerësimin e tij për rolin tim. SHBA është pikë referimi e palëvizshme për ne. Por ne dëgjojmë, respektojmë dhe vendosim në bazë bindjesh. Harmonia e plotë mes meje dhe presidentit të SHBA, mbi 5G është bindje nga ana ime. Nuk është imponim nga ana e tij apo nga SHBA. Kohë më parë as më është kërkuar dhe imponuar nga DASH. Izraeli njohu Kosovën. Një sukses që vetëm për të cilin Kosova meritojnë heshtjen e atyre që flasin dhe nuk dinë çfarë flasin. Është thyerja e një barriere të paimagjinueshme. Është meritë e Trump por është aftësia për të qënë në kohën e duhur. Një fakt: Shqipëria deri më tani që po flasim, qysh se ka hyrë në proceset e integrimit, mbetet i vetmi vend që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar e BE me politikën e jashtme. Jo vetëm sa kam unë kryeministër por edhe më pare”-është shprehur Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *