Rama reagon pas zgjidhjes së ngërçit në Kakavijë, ndërsa lëshon edhe një apel të fortë

10:58 17/08/20203min94
1597483479_EdiRama

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për zgjidhjen e ngërçit të krijuar prej ditësh në pikën kufitare të Kakavijës.

Rama i uron shqiptarëve që kaluan në anën tjetër të kufirit një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, ndërsa ka edhe një këshillë për ta, që të ruajnë veten dhe të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid-19.

Reagimi i plotë i Kryeministrit Rama:

“FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim me gjithë hallin e madh;

Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.

U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme

Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19″, shkruan Rama.

🟢 FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve…

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 16. August 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto