Rama publikon foto nga pandemia e vitit 1918, ka një mesazh të fortë për qytetarët(FOTO)

09:30 15/10/20201min134
Screenshot_1-71 (1)

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka publikuar disa foto të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, dhe që vdiqën më shumë se 50 milion njerëz.

Rama thotë se kjo shifër kaq e madhe viktimash në atë kohë erdhi edhe si rezultat i mos mbajtjes së maskës, ndërsa ka kujtuar se nga sot, për shkak të covid-19, maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë.

Reagimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E

DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto