Rama në Athinë për të negociuar për detin? Zbulohet arsyeja e vërtetë e vizitës së kryeministrit në kryeqytetin grek

19:28 11/09/20201min147
edi-rama-768x450-1-696x408

Mediat greke njoftuan gjatë ditës së sotme se Kryeministri Rama në datat 15 dhe 16 shtator do të jetë për një vizitë dy ditore në Athinë.

Fillimisht u mendua se Rama do të jetë në Greqi për të negociuar për çështjen e detit dhe kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon, por mësohet se arsyeja e vizitës është krejt tjetër.

Mësohet se, Rama është ftuar të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist” në Athinë, ku do të marrin pjesë edhe shumë personalitet të tjerë të politikës, kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto