Rama-Metës: Nuk do ketë HEC-e në Vjosë, të kishe mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishe zv.shef i Saliut siç mbron sot Vjosën

13:50 25/09/20202min114
lufta_rama_meta-1

Përplasjet mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta vijojnë.

Kohët e fundit debatet janë zhvilluar lidhur me çështjet politike, por këtë të premte sulmet kanë vijuar në një tjetër pikë.

Rama përmes rrjeteve sociale i është përgjigjur Metës, i cili kërkoi shpalljen e lumit Vjosa Park kombëtar.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme.

Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!

Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, -ka shkruar Rama në Twitter.

Thirrja e Presidentit Meta kërkoi këtë të premte nga sot nga qeveria që të mos ngrihen hidrocentrale mbi Lumin Vjosa. Sipas tij, zhvillimi i qëndrueshëm i vendit arrihet vetëm duke rritur vlerat e pasurive të tilla të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto