Rama mbledh në Elbasan kryebashkiakët socialistë

17:28 03/09/20201min111
edi-rama1

Raportohet se Rama do të diskutojë me ta nisjen e sezonit të ri politik dhe objektivat për zgjedhjet parlamentare, që pritet të zhvillohen në përiudhën 15 prill-15 maj, të vitit të ardhshëm.

Po ashtu është bërë e ditur se kryeministri do të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por nuk dihet ende data.

Risjellim në vëmendje se në mbledhjen e grupit socialist, Rama caktoi dhe drejtuesit politikë nëpër qarqe. Ai hoqi Vangjush Dakon nga drejtimi I qarkut të Durrësit dhe e mori vetë drejtimin e tij, Ilir Beqaj nga Kukësi kaloi drejtuesi I qarkut të Shkodrës, ndërsa Tirana u nda mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto