
Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama mashtroi me listat e hapura. Në një reagim, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se propozimi i PS janë listat e mbyllura 100%.
Bardhi shprehet se qëndrimi i opozitës së bashkuar janë listat e hapura dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve.
Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtrues në panikun e humbjes”, thotë Bardhi.
Sot Këshilli Politik nderpreu punimet për shkak se opozita nuk ka pranuar diskutimet mbi draftin e paraqitur ne Këshill nga mazhoranca.