Rama i turret Bashës: Po pse kështu do bëhesh kryeministër ti o miku im Artist

13:54 15/10/20202min93
download - 2020-10-15T135359.222

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës, pasi ky i fundit mbajti një konferencë të gjatë ku hodhi akuza ndaj qeverisë.

Rama shprehet se është habitur nga reagimi i Bashës për plehrat, ndërsa ka shtuar se shqiptarët s’kthehen më pas.

Reagimi i Ramës:

Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *