Rama i shpreh mbështetjen Thaçit: Procesi absurd! Do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së/ “Ka solidaritetin e Shqipërisë”

14:09 05/11/20202min82

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shprehur hapur mbështetjen Hashim Thaçit pasi ky i fundit dha doreheqjen nga posti i Presidentit.

Thaçit sot iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë, por për Ramën ky është një proces absurd.

Për më tepër ai thotë se drejtësia e Luftës Cclirimtare në Kosova është e pacënueshme kurse me procesin ndaj Thaçit do të vuloset përfundimisht pastërtia e UÇK-së.

STATUSI NGA EDI RAMA
Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj🇦🇱🇽🇰

 

 


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto