Rama i prerë nga Vjena: OSBE të bëjë çmos të ndihmojë popullin bjellorus në këtë udhëkryq!

10:26 28/08/20203min47
928f3af37ad9de1f68ca5d8ab4587a73_L

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij të hapjes në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE-së për krizën në Bjellorusi, që po zhvillohet në Vjenë, ka theksuar se e ka thirrur këtë takim për të trajtuar zhvillimet në këtë shtet.

Ai ka bërë të qartë se roli i OSBE është që të ndihmojë Bjellorusinë në zgjidhjen e kësaj krize dhe këtij udhëkryqi dhe jo të ndërhyjë në çështje të brendshme.

“OSBE duhet të bëjë atë që duhet për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të vështirë të tyre. Dhuna është gati të shpërthejë që të kuptohet kjo e vërtetë kaq e thjeshtë. Do të duhet mirëkuptim i ndërsjellë dhe bashkëpunim brenda Bjellorusisë. Roli ynë është që të ndihmojmë që kjo të ndodhë”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama, ndërsa nënvizon 3 pika të rëndësishme që sipas tij nuk duhet të shkelen gjatë kësaj ndërhyrje.

Fjala e Kryeministrit Rama:

Sikur të mos kishte mjaftueshëm probleme në botë ashtu siç është pandemia na ka detyruar të gjithëve, por jam i kënaqur që ky takim po zhvillohet. Jam i lumtur që jam në Vjenë, në një Vjenë pa maska. E kam thirrur këtë takim për të trajtuar zhvillimet në Bjellorusi. Ajo është një prej 56 vendeve tona pjesëmarrësve dhe të mos harrojmë një prej premtimeve themelore për të cilat OSBE ekziston, bashkëpunimi për të gjithë mes nesh.

OSBE duhet të bëjë atë që duhet për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të të vështirë të tyre. Dhuna është gati të shpërthejë që të kuptohet kjo e vërtetë kaq e thjeshtë. Do të duhet mirëkuptim i ndërsjellë dhe bashkëpunim brenda Bjellorusisë. Roli ynë është që të ndihmojmë që kjo të ndodhë.

Së pari sado të forta të jenë opinionet nuk na takon të ndërhyjmë mes çështjeve të brendshme midis autoriteteve. 

Sado të forta të jenë ndjenjat që ne si individë dhe shtete individuale nuk na takon ne të marrim anë.

Së treti ne nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e vjetruar të ndërmjetësimit midis palëve. Thjesht duan të ndihmojmë Bjellorusinë në këtë situatë të vështirë si një prej nesh. Zgjedhjet nuk mundën të vëzhgoheshin nga zyra e OSBE dhe kjo nën vetvete ishte shqetësuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto