Rama i përgjigjet ashpër Metës: Ti je thjesht Komandant i LSI-së, nuk jemi në kohë lufte!

15:21 19/10/20201min116
Rama_Meta_Albania_Love_look-1

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit Rama pas deklaratës së Presidentit Meta, i cili tha se ai do të mbrojë Kushtetutën pasi është Komandant Forcave të Armatosura dhe është ushtar i parë i Republikës.

Në reagimin e tij, Rama e akuzon Metën se ai është thjesht komandant i LSI-së, sepse sipas Kryeministrit, Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto