Rama: Fatkeqësi se si Metës i është përkeqësuar gjuha. S’di ku do shkojë, është vetëm fillimi

10:36 20/10/20202min92
edirama-780x405-1 (1)

Kryeministri Edi Rama pas takimit me drejtuesit politikë në qarqe i është kundërpërgjigjur edhe presidentit Ilir Meta, ku me të cilën prej ditësh vijojnë replikat në distancë.

Kreu i qeverisë e cilësoi si fatkeqësi përkeqësimin e gjuhës së presidentit Meta duke u shprehur se ai është në dispozicion të partisë nga vjen dhe drejt së cilës po shkon.

Shumë e turpshme e sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e misionit të tij. Ka vendosur institucionin në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës vjen dhe drejt të cilës shkon, është vërtetë për të ardhur keq”, tha Rama.

Sa i përket denoncimit të Partisë Demokratike në SPAK për inceneratorët, kryeministri Rama u shpreh se këto janë simptomat e dështimit të opozitës.

Është një periudhë ky simptomat e dëshpërimit e mungesës së vizionit të boshllëkut të programit, ineksiztencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë duke u bërë gjithmonë e më të dukshme, më të turpshme dhe fjalori shqip do të njohë një shpërdorim të madh qoftë nga ana e PD qoftë nga ana e partisë presidenciale. Është fakt që përballë kësaj marrëzie e degradimi ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë punën tonë”, tha Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto