“Rama është mashtrues, do ta detyrojmë të firmosë…”, shprehet Kryemadhi gjatë takimit me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Kombinat

11:02 04/11/20203min79
zxjcxcv-640x393

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte paraditen e sotme në Kombinat, ku u takua me disa banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, banesat e të cilëve do të shemben.

Teksa dëgjoi ankesat e banorëve, Kryemadhi tha se Rama është mashtrues, pasi nuk i mban premtimet që ka dhënë.

Për banorët e Kombinatit, Kryemadhi theksoi se do ta detyrojnë kryeministrit që të nënshkruajë një kontratë, në mënyrë që banorët mos mbeten pa shtëpi.

Bashkëbisedimi i Kryemadhi me një banor:

Banori: E dimë kush është ai, ai horr

Kryemadhi: Ne nuk do merremi me të,

Banori: Si nuk do merreni me të?!

Kryemadhi: Ne do zgjidhim hallet. Si do bëjmë që mos ju shemben shtëpitë. Ne e dimë që ai është njëshi për të gënjyer. Ju premtoi se do hapë vende pune, ju premtoi se do ju ndërtojë shtëpi, shëndetësi falas…etj.

Ne ju kemi sjellë një kopje kontrate, lexojeni dhe diskutojeni. Ndërkohë ne do jemi në kontakt me ju.

Banori: Ndonjë numër telefoni?

Kryemadhi: Po e ke aty. Ne duam të bëjmë që ai mos guxojë të hyjë në një proces të shkatërrimit të pronës. Në momentin që ky zotëria të prish pronën, ku do të shkosh? Sepse ti nuk jeton me bonus qiraje.

Banori: Bonusin nuk e dua fare

Kryemadhi: Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet ta detyrojmë që këtu në Kombinat të vijë të nënshkruajë kontratat me 193 familjet në Kombinat. Ashtu sic e detyruam për shkollën “Sami Frashërin” që të shpallë ofertën dhe tendferin. Pra nuk mund të thotë ai, ti ikë tani se ne do ti shembim, pastaj hajde se flasim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto